Roma me transferim befasues në këtë afat

Roma do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

10/01/2019 08:15

Roma dëshiron ta transferoj anëtarin e Genk, Ruslan Malinovskyi.

Sipas Gianluca Di Marzio, skuadra italiane ka arritur marrëveshje me lojtarin për tu transferuar në këtë afat kalimtar, përcjell lajmi.net.

Roma duhet t’i paguajë 12 milionë euro për transferimin e lojtarit nga Genk, pasi aq edhe është klauzola e tij.

Mesfushori i ka bërë me dije Genkut se ai dëshiron të largohet në drejtim të Romës, andaj kërkon që të arrijë marrëveshje në këtë muaj. /Lajmi.net/