Roma me strategji të veçantë për të ndalur Salahun

Liverpool do të pres Romën nesër (martë) në ‘Anfield Road’ për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/04/2018 21:17

Këto dy skuadra, kanë mundësi të mira për të arritur në finalen e madhe, por fatkeqësisht në fund vetëm njëra do ta bëjë atë.

Shpresa e madhe e Liverpoolit për këtë ndeshje është te Mohamed Salah, lojtari që ka shkëlqyer këtë sezon me 41 gola të shënuara.

E për të ndalur Salahun, Roma ka përgatitur diçka të veçantë.

Këtë e ka konfirmuar ish bashkëlojtari i Salah, Kevin Strootman.

“Salah ka shumë besim, dhe mendoj se kjo gjë është thelbësore për suksesin e tij”, ka deklaruar Strootman.

“Ne kemi një taktikë të veçantë për të, por unë nuk mundem ta zbulojë. Mbrojtja e vërtetë italiane, kjo është ajo që po shpresojmë”./Lajmi.net/