Roma-Mahrez, ky është lajmi i fundit

Vazhdon "telenovela" Riyad Mahrez-Roma.

Sport

15/08/2017 18:05

Klubi i Leicester Cityt ende nuk iu është përgjigjur zyrtarisht Romës për ofertën e fundit.

Roma ka dhënë për të 35 milionë euro, por ende s’ka marrë përgjigje, përcjellë “Lajmi.net”.

Kësisoj, kryeqytetasit kanë vendosur që të presin deri sonte në ora 12:00 vendimin e Leicesterit.

Në rast se anglezët s’do ta bëjnë një gjë të tillë, Roma do ta tërheqë automatikisht ofertën dhe do të shikojë opsionet tjera. /Lajmi.net/