Roma legjendare

Roma mposhti Chievon 1-0, për fitoren e dhjetë në xhiron e 10-të në Serie A. Giallorossët kanë hyrë në histori të futbollit italian si skuadra e vetme që ka realizuar fitore pas dhjetë ndeshjeve të para. Skuadra e trajnerit Rudi Garcia mori pikë të plota – në një tjetër duel ku nuk pranuan gol –…

Sport

31/10/2013 22:39

Roma mposhti Chievon 1-0, për fitoren e dhjetë në xhiron e 10-të në Serie A. Giallorossët kanë hyrë në histori të futbollit italian si skuadra e vetme që ka realizuar fitore pas dhjetë ndeshjeve të para.

Skuadra e trajnerit Rudi Garcia mori pikë të plota – në një tjetër duel ku nuk pranuan gol – duke dominuar përballjen kundër Chievos, që megjithatë i rezistoi vendasve gjatë pjesës së parë që nuk solli asnjë gol.

Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 67-të kur sulmuesi Marco Borriello realizoi me kokë nga afërsia për avantazhin e Romës, i cili qëndroi deri në fund, për fitoren e radhës, historike, të skuadrës nga kryeqyteti italian.

Pas nismës perfekte pas dhjetë xhirosh, Roma kryeson në Serie A me bilanc të qindpërqindtë prej 30 pikësh, pesë më tepër se Napoli dhe Juventus.