Roma la jashtë Atleticon, Juan Jesus tallet keq me Griezmannin

Juan Jesus ka shpërndarë postimin e Griezmann, duke shkruar: "Nuk i pëlqen më".

Sport

06/12/2017 17:09

Roma u kualifikua e para nga grupi i vdekjes në Ligën e Kampionëve, duke e lënë Chelsean në vendin e dytë dhe Atletico Madridin jashtë.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i verdhekuqëve, Juan Jesus, është talluar me yllin e Atleticos, Antoine Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo pasi që Griezmann e kishte postuar një foto pas shortit, duke shkruar: “Më pëlqen”.

E grupi që i pëlqeu Griemzannin, e la jashtë Championsit.

Juan Jesus ka shpërndarë postimin e Griezmann, duke shkruar: “Nuk i pëlqen më”.

Reagimet pas postimit të Jesus kanë qenë shumë qesharake. /Lajmi.net/