Roma kërkon Shaqirin

Skuadra e fundit e cila është futur në garë për shërbimet e yllit të Bayernit, Xherdan Shaqirit, është dhe gjiganti italian, Roma.

Sport

11/11/2014 20:11

Mediat në Itali, më saktësisht asromachannel, raporton se skuadra italiane do të tentojë të transferojë Shaqirin gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm nga romakët.

Shaqiri pritet që të largohet nga Bayerni, për shkak të minutazhës tejet të shkurtër që ka te kjo skuadër, edhe pse Guardiola shpesh ka thënë se ai është i rëndësishëm për bavarezët.

Shaqiri vlen diku rreth 12 milionë euro, dhe raportohet se Roma është shprehur e gatshme të paguajë një shumë të tillë, për shërbimet e lojtarit me origjinë nga Kosova.

Anësori do të kishte sjellë kualitete të mëdha te skuadra romake, e cila së bashku me Juventusin, janë pretedentë kryesor për të fituar titullin e Serie A.