Roma kërkon Mascheranon

Në rast të shitjes së Alessio Romagnolit në Milan, Roma do të bëjë përpjekje për transferimin e Javier Mascheranos nga Barcelona.

Merkato

15/07/2015 09:44

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnoli.

Kurse, në rast të shitjes së tij, “Giallorossët” do të bëjnë përpjekje ambicioze për blerjen e Javier Mascheranos nga Barcelona, shkruan e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mascherano ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2018.

Ai vlerësohet në 15 milionë euro, dhe Roma i ka bërë gati kontratë me vlerë prej 3.5 milionë euro në vit, pa i llogaritur bonuset, dhe një rol të liderit së bashku me Francesco Tottin.