Roma ka një lajm të keq për Real Madridin dhe Liverpoolin

Alisson ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Roma në sezonin e fundit duke zgjuar interesim nga Liverpool dhe Real Madrid.

Sport

24/05/2018 07:13

Roma dëshiron ta blindojë portierin Alisson Becker.

“Sky Sport” në Itali raporton se klubi nga Olimpico së shpejti do të caktojë një takim me portierin brazilian për të zyrtarizuar kontratën e tij të re.

Alisson ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Roma në sezonin e fundit duke zgjuar interesim nga Liverpool dhe Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Por, Roma nuk planifikon ta shesë dhe i ka bërë gati kontratë të re deri në vitin 2023 me rrogë të dyfishuar. /Lajmi.net/