Roma iu kthehet fitoreve pas 6 ndeshjeve

Skuadra verdhekuqe mposhti Veronën në udhëtim, 1:0.

Sport

04/02/2018 14:25

Roma iu është kthyer fitoreve në Serie A.

Skuadra verdhekuqe mposhti Veronën në udhëtim, 1:0.

Goli vendimtar u shënua nga Cenguz Under, që në minutën e parë.

Roma që nga minuta e 50 ishte pa një lojtar në fushë, pasi që u ndëshkua me të kuq Lorenzo Pellegrini.

Me këtë fitore, Roma grumbullon 44 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Interi që është në pozitën e katërt. /Lajmi.net/