Roma ia jep ultimatumin e fundit Di Francesco

Eusebio Di Francesco rrezikon seriozisht shkarkimin nga skuadra e Romës.

Sport

15/12/2018 14:51

‘Giallorosët’ i kanë dhënë ultimatumin e fundit trajnerit Di Francesco.

Mediet në Itali raportojnë se skuadra e Romës do të shkarkojë ish trajnerin e Sassuolo, nëse nuk arrin fitore të dielën në sfidën ndaj Genoas, përcjell ‘lajmi.net’.

Roma ka menduar edhe për pasuesin e Di Francescos.

Corriere dello Sport bën të ditur se bëhet fjalë për ish trajnerin e Fiorentinës, Paulo Sousa.

Paulo Sousa në karrierën e tij ka drejtuar edhe Baselin, Swansean, Leicester City dhe QPR./Lajmi.net/