Roma i mban leksion Udineses së Valon Behramit (VIDEO)

Roma ka shënuar edhe fitoren e tretë më radhë në Serie A.

Sport

23/09/2017 16:52

‘Giallorosët’ kanë mposhtur në ‘Olimpico’ Udinesen e Valon Behramit, me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Romatë tre golat e kësaj ndeshje, i shënoi në pjesën e parë.

Dzeko në minutën e 12’, dhe El Shaarawy me dy gola, në minutat e 30’ dhe 45’, shënuan për fitoren e Romës.

Për Udinesen, golin e vetëm e shënoi Larsen, në minutat shtesë të ndeshjes.

Xhiron e ardhshme Roma e zhvillon derbin ndaj Milanit në udhëtim në ‘San Siro’./Lajmi.net/


Stephan El Shaarawy Goal HD – 2-0 by livgol