lajmi.net

Roma i afrohet Juventusit

Roma mposhti Parmën 4:2 në ndeshjen e mbetur dhe iu afrua në tetë pikë liderit Juventus. Giallorossët e shfrytëzuan ballafaqimin e mbetur të ndërprerë për shkak të shiut e të shtyrë deri më sonte, duke e mposhtur ekipin e  trajnerit Roberto Donadoni dhe kompensuan pikë në garë me Bianconerët, për titullin e kampionit në Serie…

Sport

02/04/2014 19:20

Roma mposhti Parmën 4:2 në ndeshjen e mbetur dhe iu afrua në tetë pikë liderit Juventus.

Giallorossët e shfrytëzuan ballafaqimin e mbetur të ndërprerë për shkak të shiut e të shtyrë deri më sonte, duke e mposhtur ekipin e  trajnerit Roberto Donadoni dhe kompensuan pikë në garë me Bianconerët, për titullin e kampionit në Serie A.

Gervinho e kaloi Romën në epërsi, kurse Afriye Acquah e barazoi rezultatin. Por, Francesco Totti i riktheu vendasit në epërsi, duke i dërguar skuadrat në pushim.

Miralen Pjanic shënoi pas intervalit kurse Rodrigo Taddei realizoi për 4:1 në minutën e 82-të. Krejt në fund, Jonathan Biabiany e ngushtoi disavantazhin për Parmën por asgjë më shumë.

Roma tani ka tetë pikë më pak se lideri Juventus dhe gara për titull, papritmas është ringjallur. 

Roma i afrohet Juventusit

Roma fitoi në udhëtim te Verona me rezultat 3:1, dhe u afrua në gjashtë pikë nga lideri i Serie A, Juventus. Giallorossët e shfrytëzuan barazimin e Bianconerëve me Lazion të shtunën mbrëma, duke marrë pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë tek Verona. Adem Ljajic e kaloi Romën në epërsi në qastet e fundit…

Sport

26/01/2014 13:27

Roma fitoi në udhëtim te Verona me rezultat 3:1, dhe u afrua në gjashtë pikë nga lideri i Serie A, Juventus.

Giallorossët e shfrytëzuan barazimin e Bianconerëve me Lazion të shtunën mbrëma, duke marrë pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë tek Verona.

Adem Ljajic e kaloi Romën në epërsi në qastet e fundit të pjesës së parë kur shënoi nga afërsia pas një asistimi nga Gervinho. Pas intervalit, Emil Hallfredsson e barazoi rezultatin me një gol nga distanca.

Por, Roma u kundërpërgjigj pas saktësisht një ore lojë kur me një veprim mjeshtëror, Gervinho shënoi duke rikthyer mysafirët në avantazh. Golin e sigurisë dhe të fitores për Romën e realizoi kapiteni Francesco Totti disa minuta pas inkuadrimit në lojë.

Ai shënoi nga një penallti e dyshimtë që i udhëhoqi Giallorossët drejt fitores dhe 50 pikëvë në tabelë, gjashtë më pak se lideri Juventus.

LM