Roma i afrohet Juventusit (Video)

Roma ka shfrytëzuar shumë mirë gabimin e bërë nga skuadra e Juventusit, duke e mposhtur në udhëtim Genoan me rezultat minimal 1-0.

Sport

14/12/2014 16:53

Romakët e dominuan takimin dhe kërkonin të shënonin golin e epërsisë. Në minutën e 31’ Nainggolan fiton një penallti të cilën nuk e realizon në gol Adem Ljajic.

Sidoqoftë, në minutën e 40’ Nainggolan shënon një gol shumë të bukur për ti dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, dhe kështu Roma është në kuotën e 35 pikëve, një më pak se Juventusi që është në krye të tabelës.

Video