Roma humb Destron

Lajm shumë i keq për Romën. Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit ka dënuar sulmuesin Mattia Destro me katër ndeshje moslojë pas goditjes që ia dhuroi mbrojtësit të Cagliarit, Davide Astori në fitoren 3:1 të dielën. Destro e qëlloi me grusht nga prapa Astorin, por gjyqtari nuk e vërejti veprimin e tij. Mirëpo, sulmuesi…

Sport

08/04/2014 15:41

Lajm shumë i keq për Romën. Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit ka dënuar sulmuesin Mattia Destro me katër ndeshje moslojë pas goditjes që ia dhuroi mbrojtësit të Cagliarit, Davide Astori në fitoren 3:1 të dielën.

Destro e qëlloi me grusht nga prapa Astorin, por gjyqtari nuk e vërejti veprimin e tij. Mirëpo, sulmuesi italian është dënuar në bazë të xhirimeve televizive për tri takimet e ardhshme në Serie A, si dhe një tjetër për grumbullimin e kartonëve të verdhë.

Destro – i cili realizoi het-trik në fitoren ndaj Cagliarit – do t’i mungojë Romës në takimet e ardhshme në Serie A kundër Atalantas, Milanit, Fiorentinës dhe Catanias, por do të rikthehet për duelin me Juventusin.

Giallorossët do të paraqesin ankesë.