Roma, het-trik i përforcimeve?

Roma mund të bëjë tri përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit. Giallorossët kanë bërë nismë të shkëlqyeshme të sezonit në Serie A duke fituar gjashtë ndeshjet e para, dhe aktualisht kryesojnë me dy pikë më tepër se Napoli dhe Juventus. Por, e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka raportuar se tre futbollist do të…

Sport

01/10/2013 14:45

Roma mund të bëjë tri përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit. Giallorossët kanë bërë nismë të shkëlqyeshme të sezonit në Serie A duke fituar gjashtë ndeshjet e para, dhe aktualisht kryesojnë me dy pikë më tepër se Napoli dhe Juventus.

Por, e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka raportuar se tre futbollist do të jenë të mirëseardhur në Stadio Olimpico pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Adil Rami është objektivi kryesor i trajnerit të Romës, Rudi Garcia, pasi mbrojtësi i Valencias njoftoi strategun e ekipit, Miroslav Djukiv se “nuk do të luaj më për ekipin”.

Lucas Digne ka lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tij të deritashme në Paris Saint-Germain, dhe është një objektiv tjetër, kurse sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella vazhdon të jetë i kërkuar nga Roma, pas dështimit në transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.