Roma gjobit De Rossin, ai largohet nga klubi (FOTO)

Daniele De Rossi është duke konsideruar largimin nga Roma.

Merkato

25/08/2016 10:28

Roma ka vendosur ta gjobisë mesfushorin Daniele De Rossi pas përjashtimit të tij në humbjen 3:0 nga Porto që e eliminoi ekipin italian në play-off për Ligën e Kampionëve.

Por, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka një lajm edhe më të madh.

De Rossi është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Olimpico, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi italian kërkohet nga disa klube në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.