Roma gjen zëvendësuesin e Nainggolanit

Roma tashmë ka identifikuar pasardhësin e Radja Nainggolanit,

Sport

21/06/2018 09:07

Radja Nainggolan do të largohet nga Roma, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori belg do të nënshkruajë me rivalin nga Serie A, Inter.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Roma tashmë ka identifikuar pasardhësin e Nainggolanit, përcjell “lajmi.net”.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Tottenhamit, Mouss Dembele.

Roma do të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e Dembeles. /Lajmi.net/