Roma fituese në “dramën” me pesë gola kundër Torinos

Roma ka arritur që të fitojë tri pikë të rëndësishme në xhiron e 20-të të Serie A.

Sport

19/01/2019 16:54

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3:2 në një ndeshje spektakolare kundër Torinos, shkruan lajmi.net.

Ishte ish anëtari i Inter, Nicolo Zaniolo i cili në minutën e 15’ të takimit hapi serinë e golave për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

10 minuta më vonë, reprezentuesi serb, Aleksandar Kolarov realizoi nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë e romakëve.

Në pjesën e dytë, mysafirët u inkuadruan shumë të motivuar dhe arritën të bëjnë befasinë e madhe.

Ishte fillimisht minuta e 51’ kur Tomas Rincon ngushtoi fillimisht epërsinë për të rihapur sfidën.

Në minutën e 67’, Cristian Ansaldi i cili barazoi shifrat në 2:2 duke befasuar vendasit.

Por, Roma nuk humbi motivin dhe arriti që përsëri me anë të El Sharawy të rikthejë epërsinë në 3:2, kur po luhej minuta e 73’.

Me këtë fitore, Roma grumbullon 33 pikë, duke prekur përkohësisht vendin e katërt në tabelë. /Lajmi.net/