Roma feston me Nainggolanin

Roma shënoi fitore minimale 1:0 në udhëtim te Bologna, por shumë të rëndësishme në garë për titull në Serie A. Giallorossët morën pikë të plota nga Dall’Ara, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë pasi përball kishin një skuadër që këtë edicion është e përfshirë në luftë për mbijetesë. Pas një pjese të…

Sport

22/02/2014 21:42

Roma shënoi fitore minimale 1:0 në udhëtim te Bologna, por shumë të rëndësishme në garë për titull në Serie A.

Giallorossët morën pikë të plota nga Dall’Ara, në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë pasi përball kishin një skuadër që këtë edicion është e përfshirë në luftë për mbijetesë.

Pas një pjese të parë të dominuar lehtë nga Roma, mesfushori Radja Nainggolan u përkujdes që skuadra e tij të shkojë në pushim me avantazh prej një goli.

Ai shënoi në minutën e 37’të pas një asistimi të bukur nga Miralem Pjanic, në aksionin e nisur nga këmbët e shpejta të sulmuesit Gervinho.

Në vazhdim, Roma e administroi lojën dhe vendasit u munduan të barazojnë rezultatin vetëm nëpërmjet ndonjë ndërhyrjeje, por nuk arritën dhe u mposhtën.

Roma tani ka gjashtë pikë më pak se lideri Juventus, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Kurse, Bianconerët takohen të dielën me Torinon në derbin e qytetit.