Roma eliminohet midis Olimpicos, fiton Bayerni (Video)

Roma ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt duke u eliminuar kështu nga LIga e Kampionëve, teksa Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 3-0 kundër CSKA-s.

Sport

10/12/2014 22:34

Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në Itali ishte monotone me mysafirët që ishin më kërcënues. Në minutën e 60’ Samir Nasri me një goditje të fortë me të djathtën e tij, shënon për të kaluar Cityn në epërsi.

Në minutën e 86’ Pablo Zabaleta shuan të gjitha gjasat e romakëve për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi shënon golin e dytë për Cityn në këtë takim.

Bayerni në anën tjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-s. Muller 18’, Sebastian Rode 84’ dhe Mario Gotze 90′  ishin realizuesit në këtë takim.

Bayerni kështu e mbyll fazën grupore me 15 pikë, që pasohet nga City me 8 pikë dhe Roma që ka pesë pikë në vendin e tretë, vend ky që dërgon në Europa League.

Video