Roma e do Coentraon

Mbrojtësi i majtë Fabio Coentrao do të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi portugez kërkohet nga Roma.

Sport

29/10/2014 09:23

Fabio Coentrao pritet të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, reprezentuesi portugez ka zgjuar interesim nga Roma.

Trajneri i Giallorossëve, Rudi Garcia është i pakënaqur me kontributin e përforcimit të ri Ashley Cole – i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës – dhe kërkon një mbrojtës të ri të majtë.

Coentrao përmbush kërkesën e tij andaj duke pasur parasysh se Coentrao nuk zë vend në formacionin bazë të Los Blancos, nga janari ai mund të jetë pjesë e Romës në Serie A, ku me siguri se do të ketë hapësirë më të madhe për lojë se që gëzon në Santiago Bernabeu.