Roma do t’i gëzojë jashtë mase tifozët me këtë transferim

Roma nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime.

Merkato

10/12/2018 13:04

Edhe pse bëri mbi 10 transferime në verë, Roma dëshiron ta transferojë edhe një lojtar në afatin e janarit.

Skuadra italiane është duke kaluar nëpër një formë tejet të dobët në këtë sezon, por që shpresojnë të këndellen në pjesë e dytë të sezonit, përcjell “lajmi.net”.

Roma dëshiron ta transferoj yllin e Dortmundit, Julian Weigl.

Mesfushori po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, andaj skuadra italiane po tenton transferimin e tij në janar.

Dortmund do të refuzoj shitjen e tij, por që një ofertë rreth 75 milionë euro, mund ta ndryshojë qëndrimin  e tyre. /Lajmi.net/