Roma dhe City shënojnë fitore të lehta

Roma dhe Manchester City kanë shënuar fitoret e radhës në Ligën e Kampionëve në ndeshjet e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Sport

23/10/2018 22:51

Skuadra nga kryeqyteti italian me lehtësi ka kaluar pengesën e quajtur CSKA Moscow, duke e mposhtur 3:0 në stadiumin ‘Olimpico’.

Edin Dzeko me dy gola dhe Cengiz Under me një, ishin golashënues në këtë fitore me vlerë për ‘Giallorosët’.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Manchester City, që mposhti 0-3 në udhëtim Shakhtar Donetsk.

David Silva, mbrojtësi Laporte dhe Bernardo Silva, realizuan për skuadrën e Pep Guardiolas./Lajmi.net/