Roma dështon në fund, Porto sigurt ndaj Bates (Video)

Roma nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej një goli, pasi në fund ka barazuar me CSKA-në 1-1. Porto në anën tjetër ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te BATE me rezultat 3-0.

Sport

25/11/2014 19:55

Ishin romakët që kaluan të parët në epërsi, pasi kapiteni Francesco Totti në minutën e 43’ falë një goditjeje perfekte nga gjuajtja e lire, tund rrjetën e mysafirëve.

Sidoqoftë, në fundin e takimit Berezutski shënon për të barazuar rezultatin, dhe për ta bërë sa më interesante gjendjen në Grupin F.

Porto i shënoi të tre golat në pjesën e dytë. Herrera 56’ Martinez 65’ dhe Tello 89’ ishin golashënuesit për skuadrën nga Portugalia.

Porto kështu ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, ndërsa Roma është në vendin e dytë të Grupit E me shtatë pikë.

Video