Roma blindon talentin e skuadrës

Roma po frikësohet se mund ta humbin talentin e skuadrës, pasi Real Madrid po shikon për “gjueti” në “Olimpico”.

Sport

11/01/2019 15:45

Nicolo Zaniolo duket se ka përfunduar në radarin e spanjollëve dhe kjo gjë ka shqetësuar romakët.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Lupi do t’i ofrojë lojtarit një vit kontratë shtesë, që do ta zgjaste atë deri në vitin 2024, dhe do të fitonte më shumë se një milionë euro bonuse, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari debutoi pikërisht kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve ku tregoi një paraqitje të mirë.

Ai gjithashtu realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Sassuolos i cili u krahasua me atë të Francesco Tottit.

Mbetet të shihet nëse Roma do të arrijë ta ruaj lojtarin apo Real Madrid do t’ia thyej mendjen talentit. /Lajmi.net/