Roma bën veprimin e parë për të larguar Juventusin nga sensacioni i tyre

Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit jo vetëm te Roma, por në gjithë futbollin italian.

Sport

14/02/2019 09:01

19 vjeçari po gëzon momente jashtëzakonisht të mira te Roma, dhe kryeqytetasit nuk duan të rrezikojnë për ta humbur atë.

Për këtë arsye, Roma ka filluar të punojë për t’i ofruar një kontratë të re futbollistit, më të gjatë dhe më të pasur, në përpjekjen për të heshtur thashethemet e transferimeve për interesimin e Juventusit në ish mesfushorin e Interit.

Aktualisht Zaniolo ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2023 me 700 mijë euro në sezon, ndërsa ‘Giallorosët’ do t’i ofrojnë zgjatje të kontratës edhe për një vit, me një pagë që mund të arrijë deri në dy milionë euro me bonuse.

Zaniolo me paraqitjet e fundit është shndërruar në një prioritet për drejtuesit e Romës, të cilët dëshirojnë ta kthejnë në një udhëheqës për skuadrën./Lajmi.net/