Roma bëhet e portokalltë për Strootmanin

Tifozët e Romës janë të gatshëm të shprehin mbështetjen e tyre për mesfushorin Kevin Strootman i cili pësoi një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për gjashtë deri në nëntë muaj. Reprezentuesi holandez nuk do të luajë në vazhdim të këtij sezoni e as në Kampionatin botëror si rezultat i…

Sport

11/03/2014 20:53

Tifozët e Romës janë të gatshëm të shprehin mbështetjen e tyre për mesfushorin Kevin Strootman i cili pësoi një lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për gjashtë deri në nëntë muaj.

Reprezentuesi holandez nuk do të luajë në vazhdim të këtij sezoni e as në Kampionatin botëror si rezultat i dëmtimit që pësoi në ballafaqimin kundër Napolit në Serie A të dielën.

Dhe, tifozët e Romës duan që të shprehin mbështetjen e tyre të plot për Strootmanin – i cili ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar tek Roma, deri më tani gjatë këtij sezoni – duke u paraqitur në Olimpico me fanellën e tij të Holandës.

Ende është vetëm një ide e paraqitur në disa grupe të tifozëve të Romës, por mbetet të shihet nëse do të bëhet realitet. Ndërkohë, Strootman i ka falënderuar të gjithë për mbështetje.

“Dua t’i falënderohem bashkëlojtarëve, kolegëve, tifozëve e gjithë të tjerëve për mbështetjen e tyre. Tani do të përqendrohem në rikuperimin tim dhe do të kthehem edhe më i fortë se më parë”, shkroi Stoorman në Twitter.