Rolls Royce zbulon modelin Phantom Drophead Coupe

Rolls Royce ka krijuar një model special të inspiruar nga arritjet e avionit lundrues të Malcom Campbell në shtatorin e vitit 1937.

Auto & Tek

17/05/2014 02:14

Modeli i ri tregon të gjitha mundësitë që vetura mund t\’i ofrojë. Rolls Royce thotë se janë krijuar vetëm 35 njësi të këtij modeli, ku secila kushton 500,000 euro.

Skema e ngjyrosur në të kaltërt është inspiruar nga hidro-avioni i Campbell, Bluebird K3, i cili arrinë një shpejtësi maksimale prej 205 kmh.

Efekti i kaltërt i veturës vazhdon në çdo pjesë të saj, si në pamjen e jashtme ashtu edhe atë të brendshme, duke përfshirë motorin dhe rrotat.

Dizajni i brendshëm i veturës gjithashtu i inspiruar nga modeli Bluebird, e bënë atë një veturë me të vërtetë tërheqëse.

Në dizajnin e brendshëm ngjyra e kaltërt kombinohet me atë të hirit dhe me drurin Abachi të punuar në të.

Motori i Dropehead Coupe është 6.7 litërsh V12 i radhitur në 453 kuaj-fuqi dhe 531 çifte rrotulluese. Pas debutimit në faqen origjinale të kompanisë Bluebird Motor në Londër, vetura tani do të udhëtojë për në Lake Como të Italisë, ku ishte bërë edhe rekordi botëror i avionit lundrues.