Rolls Royce krijon një model të veçantë që kushton $500,000 (Foto)

Nga Elvisi e deri tek John Lennon, muzikantët kanë zgjedhur Rolls Royce si veturën e tyre. Tani, kompania ka krijuar një edicion special të një modeli për t’i nderuar ata – që është i kompletuar me një sistem të mençur të zërimit.

Auto & Tek

06/08/2015 09:58

Rolls Royce Wraith ka rreth 18 kanale të sistemit të zërimit, dhe mikrofonë të cilët mund të monitorojnë zhurmat e jashtme dhe t’i bllokojnë ato.

Modeli i ‘inspiruar nga muzika’ ka sistemin më të avancuar të zërimit në botë, bëhet e ditur sipas Rolls Royce, transmeton Lajmi.net.

Ata thonë se zërimi në këtë veturë është aq i mirë sa që krijojn tingullin më ekskluziv në një veturë. Ky sistem ishte krijuar nga një ekip i inxhinierëve më të mirë të zërimit në botë.

Vetura si në pamje të jashtme ashtu edhe në atë të brendshme është madhështore, që të lë pa fjalë. Ky model ka një motor 6.6-litërsh V12 që prodhon 624 kuaj-fuqi, duke arritur kështu një shpejtësi prej 100kmh në vetëm 4 sekonda. (Lajmi.net)

2B20C72A00000578-0-image-a-50_1438801922965 2B20C75B00000578-0-image-a-52_1438801930005 2B20C71800000578-0-image-a-51_1438801925955