Rolls-Royce Ghost II përmirësohet me 652 kf

Mansory, një kompani që bën përmirësime të veturave, ka bërë një program përmirësues në serinë e dytë të veturave Rolls-Royce Ghost e cila ishte zbuluar kohët e fundit.

Auto & Tek

29/11/2014 15:06

Një program ekskluziv i trupit të veturës përfshinë nxjerrës të rinj të ajrit dhe drita opsionale LED DRL, krahë me fibra të karbonit, një kapak përpara gjithashtu prej fibrave të karbonit dhe prapa një marmitë të ri-dizajnuar të vendosur në një sistem të ri shpërndarës.

Përveç këtyre, në veturë janë vendosur edhe rrota 22 inç të reja me një dizajn të argjendtë, transmeton Lajmi.net.

Performanca e veturës është rritur nga 570 kuaj-fuqi në 652 kuaj-fuqi falë një sistemi të ri i cili e përkthen krejt këtë fuqi në një nxitim prej 96kmh në vetëm 4 sekonda dhe një shpejtësi maksimale 280kmh.

Brenda në veturë është një kabinë tejet luksoze prej lëkurës Alcantara dhe përpunimeve të drurit dhe aluminit.