Rolls-Royce Ghost i përmirësuar

Grupi 'The Novitec' që merret me përpunimin e veturave të reja, ka përmirësuar veturën Rolls-Royce Ghost. Pas këtij përmirësimi vetura është bërë edhe më e bukur.

Auto & Tek

25/09/2014 21:23

Grupi ‘The Novitec’ ka përmirësuar veturën e Rolls-Royce të quajtur Ghost. Kompania kishte përmirësuar më herët edhe modele të Ferrari, Lamborghini dhe Masserati.

Modeli i përmirësuar që u zbulua sot tregon përmirësimet kozmetike të cilat janë modeste, pjesë nga trupi i veturës të bëra në versionin “sport-elegant” dhe disa shtesa në trup si mbrojtës përpara dhe mbrapa me një spojler dhe një set të rrotave 22 inç, transmeton Lajmi.net.

Janë bërë përmirësime edhe në dy motorët. Përderisa motorit N-Tronic i është rritur fuqia deri në 685 kuaj-fuqi dhe 706 çifte rrotulluese. Përderisa motori tjetër V-Spec tani prodhon 708 kuaj-fuqi dhe 721 çifte rrotulluese.

Rezultati i përmirësimeve është se vetura tani për 6 sekonda arrinë të kap një shpejtësi prej 96kmh.