Rolls-Royce Cullinan SUV shfaqet pak para prezantimit zyrtar (Foto) – Lajmi.net
Rolls-Royce Cullinan SUV shfaqet pak para prezantimit zyrtar (Foto)
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:20, 10 May 2018
Imazhet e rrjedhura e tregojnë Cullinan SUV, në tërë lavdinë e tij, para prezantimit zyrtar.

Kjo javë është vendimtare, për të shumëpriturin SUV nga Rolls-Royce, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, e kemi parë të mbuluar me kamuflazh, teksa testohej në terrene të ndryshme, si dhe një fotografi zyrtare, kur tregon vetëm një pjesë të Cullinan.

Para prezantimit zyrtar, ka rrjedhur imazhi që ia tregon shumicën e trupit, pa përfshirë pjesën e pasme. Ende nuk dihet kush e ka realizuar, por besohet që imazhi të jetë shkrepur në ndonjë aktivitet privat që e ka zhvilluar RR.

Rezolucioni nuk është i mirë, por vërehet një prej gjërave kryesore që prisnin entuziastët. Megjithëse ishte parë grilli i veçantë që e ka, si dhe platforma e huazuar nga Phantom, ka pasur interesim të madh, për të kuptuar sistemin e hapjes së dyerve të pasme.

Sikurse çdo Rolls-Royce tjetër, as Cullinan nuk bën dallim nga ky sistem i hapjes, gjë që shihet në fotografinë e siguruar.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO