“Rolling Stones”, koncert në Kubë

Grupi legjendar i rokut ”Rolling Stones” do të performojë në Kubë për herë të parë më 25 mars, në një koncert, ku hyrja do të jetë e lirë, në Havanë, njoftoi dje ky grup.

ShowBiz

02/03/2016 10:59

“Ne kemi luajtur në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por ky spektakël në Havanë do të jetë një moment historik për ne, shpresojmë edhe për miqtë tanë në Kubë”, deklaroi grupi në një mesazh të publikuar në internet.

Koncerti do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Ciudad Deportiva” dhe është pjesë e turneut latino-amerikan “Latina Ole tour” .

Kjo ngjarje do të jetë disa ditë pas vizitës historike të presidentit amerikan, Barack Obama, në Kubë, e parashikuar për më 21 dhe 22 mars.

rolling