Rollatë me banane

Përbërësit: 6 vezë 6 lugë sheqer 6 lugë miell Një maje thike pluhur për pjekje Kremi: 2 qese krem pana ose 250ml ajkë për ëmbëlsira 4 banane Përgatitja: 1. Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës. 2. Të bardhat tunden në shkumë të fortë me 3 lugë sheqer. 3. Edhe të verdhat e vezëve…

Lifestyle

18/05/2015 18:29

Përbërësit:
6 vezë
6 lugë sheqer
6 lugë miell
Një maje thike pluhur për pjekje

Kremi:
2 qese krem pana ose 250ml ajkë për ëmbëlsira
4 banane

Përgatitja:
1. Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës.
2. Të bardhat tunden në shkumë të fortë me 3 lugë sheqer.
3. Edhe të verdhat e vezëve tunden me 3 lugë sheqer derisa të zbardhet ngjyra.
4. Përziejmë që të dyja masat dhe në të shtojmë miellin e përzier me pluhurin për pjekje.
5. Përziejmë me lugë derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit.
6. Ngrohim furrën paraprakisht në 180 gradë.
7. Tavën e lyejmë dhe e mbulojmë me letër për pjekje dhe masën e brumit e shtrijmë në të.
8. Pjekim në 180 gradë për 10-12 minuta.
9. Rolen e pjekur e mbulojmë me një leckë kuzhine të lagësht dhe e mbështjellim në formë roleje së bashku me leckën.
10. Derisa roleja të ftohet përgatisim kremin me pana sipas udhëzimit në qeskë ose tundim ajkën derisa të përfitojmë një krem homogjen.
11. Rolenë e pjekur dhe të ftohur, e shtrijmë duke e larguar njëkohësisht letrën e kuzhinës.
12. Lyejmë sipërfaqen me gjysmën e kremit dhe në të dy skajet qesim nga dy copë banane dhe mbështjellim në të dyja anët njëkohësisht.
13. Që të dyja skajet e rolës puqiten në mesin e saj dhe kthejmë pastaj përmbys.
14. Me kremin e mbetur lyejmë rolenë edhe nga jashtë, dhe më pas e dekorojmë me grimca çokollate apo sipas dëshirës tuaj. /kuzhinashqiptare