Rollad me kripë (Receta)

Recetë e lehtë dhe e shijshme.

Lifestyle

19/04/2016 04:58

Përbërësit:

2 vezë
12 lugë të gjellës qumësht
14 lugë të gjellës miell
kripë
1 lugë të kafes pecivë
300 gr ajkë
2 karrota
100 gr sallam
Përgatitja:

Në një enë i hedhim vezët dhe i rrahim, pasi t’i rrahim e hedhim qumështin, i rrahim prap dhe me ngadalësi i’a shtojmë miellin dhe pecivën. I përziejm mirë dhe në një tepsi shtrijmë letër për pjekje dhe e hedhim masën duke e pjekur në 200 gradë për 15-20 minuta.

Pasi të pjeket e mbulojmë me pecetë kuzhine dhe e lëmë të ftohet. Në një enë e hedhim ajken dhe e përziejm, kurse karrotat dhe sallamën i griejm në rende.

Pasi të ftohet mirë korja e pjekur, ja shtrijmë ajken dhe i’a hedhim karrotat me sallamën. E pshtjellim rolladen me ajkën e mbetur dhe përsipër e dekorojmë me karrota./recetagatimi

Ju bëftë mirë.