Role me arra dhe banane

Një recetë e thjeshtë dhe shpejtë.

Lifestyle

10/04/2015 21:20

Përbërësit:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
10 arra të bluara,
1 lugë miell,
lëkurë limoni,
300 g xhelatinë
3 banane,
100 g çokollatë

Përgatitja:
Miksoni vezët me sheqerin. Shtohen arrat, miellin dhe lëkurën e limonit duke i përzier me lugë. Masa hidhet në tepsi katrore të shtruar me letër kuzhine. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C. Brumi i pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe siç është e nxehtë lyhet e tërë sipërfaqja me xhelatinë. Në cep ku do të filloj mbështjellja radhiten bananet e qëruara dhe të spërkatura me lëng limoni. Korja mbështillet me kujdes në role. Pasi të ftohet, lyhet me 100 g çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj. Pritet në rrathë trashësie sipas dëshirës. /living