Rolando Lekaj flet për takimet me Rita Orën,Paris Hilton e Irina Shayk (Foto)

Ndonëse jo shumë i njohur në Shqipëri, djaloshi nga Lezha po bën namin në vendet aziatike. Ka kohë që po punon si model ndërsa tani edhe si menaxher dhe biznesmen.

ShowBiz

07/06/2015 15:00

Atë shpesh e shohim edhe nëpër evente të njohura botërore sa që shfaqet edhe në krah të emrave të njohur të shou bizit ndërkombëtarë. Herën e fundit u shfaq në festivalin e filmit të Cannes ku pozoi krah Rita Orës, Paris Hilton dhe supermodeles së njohur Irina Shayk.

Paparazika realizuar një bisedë me Rolando Lekajn i cili tregoi: ‘’Në Francë isha i ftuar bashkë me bosen time Ms. Teresa, si model dhe aktorë, ndërsa partnerja ime në fjalë si aktore dhe një biznesëoman e suksesshme.

Përvec këtij eventi ne ishim të ftuar edhe në festivalin e filmit në Cannes e më pas kemi shfrytëzuar kohën për fotosesione dhe xhirime në Cannes dhe Monaco e më pas edhe në Milano ku ishim të ftuar tek Expo, kjo i përket biznesit direkt e më pas prap në Kinë vazhduam’’, thekson Rolando i cili atje u takua edhe me disa nga yjet botërorë që ishin të ftuar special në edicionin e 68 të filmit.

2

‘’Takova Rita Orën, më pas Paris Hilton dhe Irina Shayk’’, shton më tej modeli Lekaj, ndërsa i pyetur nëse ka takuar edhe shqiptaret Bleona Qereti dhe Angela Martini të cilat poashtu ishin në këtë eveniment ai thotë:

‘’Unë kam takuar vetëm ato tre që përmenda, ndërsa Bleonën dhe Angelën nuk i kam takuar kështu që nuk e di për atë gjë’’. E sa i përket punës së tij në Kinë tregon:

‘’Në Kinë punoj si menaxher personal dhe njëkohësisht si dizajner për dukjen e femrave, pa lënë pas dore edhe modelimin dhe aktrimin, tani që kam edhe vëllain me vete më ndihmon shumë sepse jo gjitha gjërat mund t’i bësh vetëm.

1

Aktualisht jam në përfundim të një projekti për një biznes timin personal’’, përfundon bisedën për suplementin tonë, Rolando Lekaj.

3