Roladë me çokollatë

Përbërësit: 8 vezë, 8 lugë sheqer, 5 lugë vaj, 2 lugë kakao, 8 lugë miell, lëvore limoni. Kremi: 1 margarinë e zbutur, 250gr sheqer pluhur, 200gr çokollatë. Përgatitja: Tunden vezët me sheqer derisa të fryhen. Shtohen përbërësit e tjerë dhe përzihen mirë me lugë. Në tepsi katrore shporeti, të shtruar me letër ose të lyer…

Lifestyle

09/07/2015 14:12

Përbërësit:
8 vezë,
8 lugë sheqer,
5 lugë vaj,
2 lugë kakao,
8 lugë miell,
lëvore limoni.

Kremi:
1 margarinë e zbutur,
250gr sheqer pluhur,
200gr çokollatë.

Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer derisa të fryhen. Shtohen përbërësit e tjerë dhe përzihen mirë me lugë. Në tepsi katrore shporeti, të shtruar me letër ose të lyer me yndyrë e të përmillur, derdhet masa e tundur. Piqet në temperaturë 200 gradë Celcius.

Korja e pjekur vihet në pecetë të pastër të lagur dhe mbështillet në role. Ndërkohë përgatitet kremi. Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve, një nga një, duke i tundur vazhdimisht, dhe çokollata e shkrirë.

Tunden të bardhat e vezëve dhe i shtohen kremit duke i përzier me lugë, gjersa bëhet masë e njëllojtë. Korja e mbështjellë shpaloset, lyhet me kremin dhe prapë mbështillet në role. Rolada lyhet mbi dhe anash me kremin e mbetur dhe mund të zbukurohet me krem të rrahur ose çokollatë në rende. Ju bëftë mirë!