Roladë e lehtë me banane

Për brumin duhen: 5 kokrra vezë 5 lugë sheqer 5 lugë miell 5 lugë qumësht 1 pecivë (pluhur për pjekje) Përgatitja: Marrim vezët i rrahim me mikser. Shtojmë edhe sheqerin, qumështin dhe miellin, dhe në fund pecivën (pluhurin për pjekje). I pjekim 10 min në temperaturë 250gradë! Pas pjekjes marim një peshqir e lagim me ujë…

Lifestyle

03/10/2015 14:03

Për brumin duhen:

5 kokrra vezë
5 lugë sheqer
5 lugë miell
5 lugë qumësht
1 pecivë (pluhur për pjekje)

Përgatitja:
Marrim vezët i rrahim me mikser. Shtojmë edhe sheqerin, qumështin dhe miellin, dhe në fund pecivën (pluhurin për pjekje).

I pjekim 10 min në temperaturë 250gradë! Pas pjekjes marim një peshqir e lagim me ujë të nxehtë e shtrydhim dhe e vendosim brumin e pjekur!

E mbeshtjellim me peshqirin e lagur për të marrë formën e rolades, e lëmë 3 minuta, pastaj e shtrojmë brumin, e lyejmë me marmalladë dhe vendosim dy banane dhe i mbeshtjellim me brumin. /kuzhinashqiptare