Rodruguez e zgjedh ‘shtëpinë’ në Madrid

James Rodriguez ka vendosur se ku do të jetojë në të ardhmen. Sulmuesi kolumbian ka zgjedhur të vendoset në Valdebebas, në afërsi të qendrës sportive ku ushtron Real Madridi.

Sport

19/07/2014 15:54

Punë e kryer. James Rodriguez tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Real Madridit. Për këtë janë të sigurt në Spanjë.

Madje, e përditshmja spanjolle AS raporton se sulmuesi kolumbian ka zgjedhur të vendoset në Valdebebas, në afërsi të qendrës sportive të Los Blancos.

Numri i tij i fanellës do të jetë ai 10, i cili aktualisht është i lirë, ndërsa kontrata e tij do të jetë gjashtëvjeçare, prej 7,5 milionë euro në vit.

Sipas medieve spanjolle, kampioni evropian do ta zyrtarizojë blerjen e sulmuesit të Monacos sapo ta shesë Angel Di Marian, që mund të përfundojë në Manchester United ose Paris Saint-Germain.

Nga shitja e tij, Monaco pritet të pasurohet me afro 80 milionë euro. Hera e parë që klubi mbretëror francez del në plus nga një shitje e lojtarit.