Rodriguez zbarkon në Madrid

James Rodriguez ka zbarkuar në Madrid. Sulmuesi kolumbian pritet të nënshkruajë shumë shpejt me Realin, të cilit mund t’i kushtojë ai 80 milionë euro.

Sport

20/07/2014 17:48

Real Madrid e ka në duar James Rodriguezin. Sulmuesi kolumbian ka mbërri në kryeqytetin spanjoll dhe është pritur nga disa tifozë në aeroportin e Barajas, pasi ka zbarkuar aty, ndërsa pritet që shumë shpejt ta nënshkruajë kontratën me kampionin evropian.

Sipas të së përditshmes spanjolle ‘As’, në edicionin e saj online, Reali do t’i paguajë 80 milionë euro për sulmuesin e Monacos, i cili shkëlqeu në Botërorin e Brazilit.

Zyrtarizimi i transferimit të tij mund të arrijnë në orët e ardhshme ose nesër.