Rodriguez, të hënën bëhet i Realit

James Rodriguez pritet të transferohet në Real Madrid të hënën e ardhshme. Sulmuesi kolumbian do t’i kushtojë gjigantit spanjoll afro 90 milionë euro.

Sport

18/07/2014 19:09

Një tjetër goditje nga ana e Real Madridit. Pas Keyrol Navas e Toni Kroos, “Merengues” e kanë ‘qëlluar’ edhe James Rodriguezin.

Sipas të së përditshmes franceze L’Equipe, dita e zyrtarizimit të sulmuesit të Monacos do të jetë e hëna.

Nga kjo shitje, klubi mbretëror francez do t’i përfitojë 90 milionë euro dhe e ka mundësinë që në këmbim ta marrë njërin nga portierët, Diego Lopez apo Iker Casillas.