Rodriguez, shko në Real Madrid

Legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama shpreson që ylli James Rodriguez të transferohet në Spanjë dhe insiston se ai është i gatshëm edhe për një klub të madh si Real Madrid.

Sport

11/07/2014 23:56

Legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama ka inkurajuar Real Madridin të transferojë James Rodriguezin pas paraqitjeve fantastike të bashkëkombësit e tij në Kampionatin botëror.

22-vjeçari është favorit për të fituar Topin e Artë të garës pasi me gjashtë golat e tij i ndihmoi Kombëtares të kualifikohet deri në çerekfinale, ku u mposhtën nga Brazili.

Rrjedhimisht, një numër i klubeve të mëdha evropiane spekulohet se kanë filluar të shprehin interesim për transferimin e tij dhe Valderrama mendon se nuk ka ndonjë destinacion që është “tepër i madh” për yllin e Monacos.

“Shpresoj të shkojë në Spanjë. Nuk ka çka të shtohet pas një Kampionati të tillë Botëror që zhvilloi”, deklaroi ai për “Marca”.

|Kushdo që kishte dyshime e ka parë se çka është në gjendje të bëjë. As Real Madrid nuk është tepër i madh për të. Shikojeni këtë Kampionat botëror. Ai ëhstë investim tetë ose 10 vjeçar dhe klubi që e blen nuk do të pendohet, kushdo që e blen do t’i kompensojë paratë”, përfundoi ai.