Rodriguez mbërrin në Madrid

Përforcimi i madh i Real Madridit, James Rodriguez ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll dhe është i gatshëm që të fillojë aventurën e tij me dhjetë herë kampionin e Evropës.

Sport

01/08/2014 11:13

Në ora 8 të mëngjesit, James Rodriguez ka mbërritur në aeroportin e Barajas pas një fluturimi nga Bogota e Kolumbisë.

Përforcimi i ri i Real Madridit është larguar nga aeroporti i shoqëruar nga pjesëtarë të sigurimit që i mundësuan futbollistit vetëm t’i thotë disa fjalë për skuadrën e tij të re.

“Më duhet të stërvitem dhe dua të luaj në Superkupë”, u shpreh Rodriguez në gjuhën kolumbiane.

Rodriguez shkëlqeu në Kampionatin botëror me Kolumbinë duke shënuar gjashtë gola dhe fitoi çmimin e realizatorit më të mirë në Brazil.

Los Blancos reaguan shpejtë duke e realizuar transferimin e tij nga Monaco.