Rodriguez i kalon vizitat mjekësore

James Rodriguez është duke i kaluar vizitat mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën e re me Real Madridin, deri në vitin 2020.

Sport

22/07/2014 12:20

James Rodriguezin e ndajnë pak orë para se të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i Real Madridit.

Sulmuesi kolumbian tashmë gjendet në kryeqytetin spanjoll, ku është duke iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Pasi t’i kalojë ato, tashmë ish futbollisti i Monacos do ta nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin spanjoll, i cili do t’i paguajë 80 milionë euro për shërbimet e tij.