Rodgersin e mahnit Liverpooli

Brendan Rodgers ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e Liverpoolit ndaj Cardiffit. Menaxheri anglez thotë se ka punuar fort, për të arritur deri këtu, ndërsa e lavdëroi talentin Raheem Sterling.

Sport

20/04/2014 20:54

Brendan Rodgers ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e skuadrës së tij Liverpool, në fitoren 3:2 në shtëpi të Cardiff Cityt.

Reds e bënë një hap të madh drejt titullit të kampionit në Premierligë dhe trajneri anglez është i vetëdijshëm për këtë.

“Po e shijoj luftën për titull. Është brilante. Kam punuar shumë si trajner i ri. Me kalimin e kohës, kam arritur në menaxhment, pasi kam qenë për 15 vjet duke mësuar”, deklaroi fillimisht ai.

“Objektiv imi është që t’i bëj lojtarët më të mirë dhe t’ua tregoj se sa e rëndësishme është fitorja”.

“Duke jetuar me presion, është pjesë e një klubi të madh si Liverpooli dhe unë jam i privilegjuar që jam pjesë e këtij klubi. Unë e di se lojtarët po japin gjithçka. Janë 11 ndeshje rresht dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme”, vazhdoi Rodgers, i cili e lavdëroi më së shumti super talentin Raheem Sterling, për të cilin thotë se duhet të zgjidhet futbollisti më i mirë i ri i vitit në Angli.