Rodgers tregon arsyen e udhëtimit të Sturridges në Madrid

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka treguar arsyen e udhëtimit të Daniel Sturridges në Madrid, duke thënë se ai dëshiron që lojtarët e tij të jenë të bashkuar.

Sport

03/11/2014 19:04

Daniel Sturridge ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Madrid. Ata kanë fluturuar nga aeroporti John Lennon gjatë mbrëmjes së sotme.

“Unë e kam marr me vete secilin lojtar”, tha Rodgers në konferencë për shtyp para takimit.

“Kjo ndeshje dhe ajo kundër Chelseas në vikend janë shumë të rëndësishmë për neve, dhe kjo është një shenjë se ne jemi shumë të bashkuar”.

“Çdo lojtar ka udhëtuar me neve, i lënduar apo i gatshëm”, përfundoi trajneri i Liverpoolit, Rodgers.

Sturridge është i lënduar tashmë e një kohë të gjatë. Ai ka qenë një goditje em adhe për Liverpoolin që nuk është në formë të mirë.