Rodgers: Tifozët ëndërrojnë me të drejt

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers thotë se tifozët e këtij klubi kanë të drejt të ëndërrojnë në titull të kampionit në Premierligë. Reds aktualisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të njëjta me Arsenalin, 59, katër më pak se lideri, Chelsea. Liverpooli ia doli ta mposht të shtunën Southamptonin 3:0, në një…

Sport

02/03/2014 14:15

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers thotë se tifozët e këtij klubi kanë të drejt të ëndërrojnë në titull të kampionit në Premierligë.

Reds aktualisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të njëjta me Arsenalin, 59, katër më pak se lideri, Chelsea.

Liverpooli ia doli ta mposht të shtunën Southamptonin 3:0, në një ndeshje të cilën e dominoi fund e krye, duke konfirmuar se është i interesuar seriozisht për titull të kampionit, pas më shumë se dy dekadash.

“Është e drejt që tifozët të ëndërrojnë. Mirëpo, duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Kjo është puna ime, t’i respektoj ambiciet e klubit dhe publikut”, deklaroi menaxheri i Reds për uebfaqen zyrtare të klubit, LiverpoolFc.com.

Këtë sezon, Premierliga është bërë mjaft interesante, pasi për titull të kampionit luftojnë katër ekipe: Chelsea dhe Manchester City, Liverpooli, Arsenali.