Rodgers: Sterling do rinovojë me Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka konfirmuar për media se lojtari i skuadrës së tij, Raheem Sterling do rinovojë kontratën me klubin nga Anfield.

Sport

06/10/2014 11:22

Brendan Rodgers është i bindur se Sterling do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Liverpoolit.

“Po, jam i bindur se Sterling do nënshkruajë kontratë të re. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë tjetër përpos kësaj”.

“Agjenti i tij është një agjent shumë i mirë, i cili e ka kuptuar se ky vend është një vend perfekt për klientin e tij”.

“Klubi është duke biseduar me agjentin e lojtarit dhe situata është shumë e qetë. Sterling është shumë i lumtur këtu dhe nuk ka ndonjë mendim të dytë përpos se të qëndrojë te Liverpooli”, ishin fjalët e Rodgers të thëna për media.