Rodgers s’ka frikë nga Reali

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers e pranon se është ndjenjë speciale që do të jenë kundërshtar me kampionin në fuqi të Evropës, Real Madrid.

Sport

29/08/2014 12:10

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka analizuar shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Reds do të jenë në Grupin B së bashku me kampionin në fuqi, Real Madrid, Baselin dhe Ludogorets Razgrad.

Dhe, Rodgers është i lumtur që ekipi është rikthyer në garën kryesore të klubeve evropiane.

Por, nuk i frikësohet ballafaqimeve me Los Blancos. “Jemi shumë të emocionuar që jemi rikthyer në garë pas një pune të gjatë”, deklaroi Rodgers.

“Është diçka speciale të kemi kampionin në grup, pa dashur t’i nënçmojmë rivalët e tjerë. Por, jemi të detyruar që të luftojmë për kualifikimin e mëtutjeshëm”, u shpreh ai.